Merxhani: UNESCO s'miratoi raportet
por draftet për Beratin e Gjirokastrën

Merxhani: UNESCO s'miratoi raportet<br />por draftet për Beratin e Gjirokastrën
Ministria e Kulturës ka njoftuar se Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s ka miratuar raportin e qeverisë shqiptare për Beratin dhe Gjirokastrën në sesionin e 41 -të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që zhvillohet në Krakov, Poloni në datat 2-12 korrik 2017.

Ndërsa njoftimi nga Ministria vjen se UNESCO “miratoi pa vërejtje progres-raportin e paraqitur nga Qeveria shqiptare për Qendrat Historike Berat e Gjirokastër” gjithçka paraqiet sikur të jetë vënë vula përfundimtare nga zëdhënësit e Ministrisë së Kulturës. Por, Kreshnik Merxhani, i pranishëm në sesionin e Krakovit, deklaron se UNESCO nuk ka miratuar raportet, siç njoftohet, por draftprojektet.

Specialisti i trashëgimnisë, Kreshnik Merxhani ka qenë prezent në sesionin e 41 -të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në emër të Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës.

Ai ka folur dhe i ka kërkuar Komitetit të Trashëgimisë Botërore t’i kërkojë qartë palës shtet: 1.anullimin e Bypass-it të Gjirokastrës; 2.përfshirjen në listën e Monumenteve të Kategorisë së II-të të mbi 240 monumenteve të hequra nga kjo listë; 3. Hartimin e një raporti të plotë për restaurimin e monumenteve në Gjirokastër dhe përgatitjen e një Plani në bashkëpunim me ICOMOS dhe IÇROM, si dhe hartimin e një relacioni nga pala shtet, duke përfshirë palët e interesuara për gjendjen reale të monumenteve në Gjirokastër!

I kontaktuar në Facebook nga Shqiptarja.com, arkitekti restaurator, Merxhani, që aktualisht ndodhet në Poloni, pohon se:
“Zëri ynë u dëgjua në organin më të rëndësishëm botëror. Duke falënderuar anëtarët e këtij forumi që i dëgjuan zërin, Kreshnik Merxhani thotë se njoftimi i Ministrisë së Kulturës nuk ka qenë i saktë. E vërteta sipas tij është ndryshe, dhe ai shton se nëse do të aprovohet raporti për Gjirokastrën, do të bëhet më parë anulimi i Bypass-it. “Ajo që miraton Komiteti i Trashëgimisë Botërore është draft-vendimi që harton ICOMOS mbi bazën e raportit të gjendjes së konservimit që çon pala shtet, por kësaj radhe për Bypass-in në dokument i referohen dhe shqetësimit të shoqërisë civile ( d.m.th raportit që FORUMI GJIROKASTRA i ka dërguar Qendrës së Trashëgimisë Botërore), si dhe shqetësimit të Bankës Botërore lidhur me këtë projekt!”, thotë Merxhani.

Më tej, ai saktëson se: “Ajo që u miratua nuk ka lidhje me çfarë harton pala shtet, dhe ajo që u mitatua mbështetet nga ne, pasi i kërkon palës shtet të marrë masa për një sërë faktorësh që ndikojnë në pasurinë Botërore - Gjirokastër (veçanërisht në Vlerat e Jashtëzakonshme Universale) dhe veçanërisht i kërkon të studiojë me kujdes materialin që ka hartuar ICOMOS në lidhje me Bypass!”.

Merxhani shprehet se: “Dokumenti është online, Sektori i qendrave historike ne Europë dhe Amerikën Veriore, faqe 93-95. Aty gjeni çfarë është miratuar sot! Çdo material i hartuar nga ICOMOS i kalohet 21 anëtarëve të komitetit".

I pyetur nëse miratimi u bë pa asnjë vërejtje, siç deklaron MK dhe a ka shpresa për anulimin e Bypass në zonën muzeale të Gjirokastrës, Merxhani përgjigjet: “Të kundërtën miratojnë kushtet e vendosura nga UNESCO!

Lexojeni dhe mbi bazën e çfarë thotë UNESCO, dilni ne konkluzion! Për ne ajo qe u miratua ka vërejtje për palën shtet! Ka shpresa për anulimin e Bypass, por çdo profesionist dhe qytetar duhet të bëjë presionin pozitiv të duhur që pala shtet ta anulojë një herë e mirë projektin e Bypass!

Varianti i lajmërimit zyrtar lidhet me profesionalizmin e tyre! Ende nuk kuptojnë që duke zbukuruar gjerat, i bëjnë një dëm të madh Gjirokastrës dhe Trashëgimisë! Aq me keq me mbulim e anashkalim faktesh!
”, thotë Merxhani për “Shqiptarja.com”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur