Mes 18 ambasadorëve të të drejtave
të njeriut dhe portreti i Nënë Terezës
Portreti i Nënë Terezës do të ekspozohet në Leçe të Italisë. Shenjtorja shqiptare do të jetë mes 18 “ambasadorëve” të të drejtave të njeriut nëpër botë në ekspozitën e Marcello Reboanit “Gratë për të drejtat e Njeriut”.
ITALI- Portreti i Nënë Terezës, do të jetë mes 18-të portreteve të Marcello Reboani, në ekspozitën e tij personale, "Ladies for Human Rights" , që do të hapet në Leçe të Italisë nga data 25 – 26 tetor, në Muzeun “Must”, të kryeqendrës së Salentos, që ështe edhe një ndër më të rëndësishmit. Marcello Reboani është mjeshtër i realizimit të veprave të tij me një miks materialesh, si: dru, alumin, plastikë, dhe realizon piktura-skulptura të stilit neo-pop.
Kjo ekspozitë, ka si qëllim të tërheqë vëmendjen për të drejtat e femrës dhe i dedikohet kurajës dhe altruizimit të femrave dhe realizohet në bashkëpunim me Qendrën për drejtësi dhe për të drejtat njerëzore.
Vizituesit e kësaj ekspozite, do të kenë mundësi të admirojnë 18 portrete të femrave të mrekullueshme, të cilat janë impenjuar në fushata humanitare, secila në mënyrën e saj.
Secila prej këtyre femrave, është e denjë për t`u kurorëzuar si ambasadore e të drejtave njerëzore, në këtë ekspozitë.
Portreti i Nënë Terezës, e cilësuar si nëna e gjithë botës, është e natyrshme që nuk mund të mungonte mes portreteve të femrave që kanë bërë shumë për njerëzimin.
Portrete të tjerë, janë të yllit të Kinematografisë Hollivudiane Elizabeth Taylor, mbretëreshës së Jordanisë, Rania, Aung San Suu Kyi, Çmimi Nobel për Paqen në vitin 1992.
Gjithashtu edhe këngëtarja Annie Lennox, shkrimtarja Isabel Allende, aktorja Audrey Hepburn, Lady Diana Spencer, e shumë të tjera, të cilat kanë arritur të japin shembullin e mirë për të gjithë njerëzit në botë. Gjithashtu, mes këtyre emrave të femrave kaq të njohura në të gjithë botën, gjendet edhe emri i një gjenerate të re, siç është Malala Yousafzai, studentja pakistaneze dhe kandidatja më e re për Çmimin Nobel për Paqen.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17