Mes përpjekjeve për t’i shpëtuar luftës, rrëfimi prekës i 24-vjeçares në Gaza: Unë thjeshtë nuk dua të vdes në moshë të re

Mes përpjekjeve për t’i shpëtuar luftës, rrëfimi prekës i 24-vjeçares në Gaza: Unë thjeshtë nuk dua të vdes në moshë të re

1698921300_bomb.jpg

Rrëfime prekëse vijnë nga të mbijetuarit e sulmeve në Gaza, të cilët jetojnë me frikën e vdekjes e cila mund t’ju vijë nga momenti në moment. BBC ka publikuar rrëfimin e një 24-vjeçareje e cila mes frikës së luftës dhe dëshirës për të jetuar bën thirrje për ndihmë.

Një familje prej gjashtë personash, ku Tala është e vetmja që mbështet familjen ekonomikisht, tregon se sapo nisi përshkallëzimi i situatës, frika sa vinte e rritej. Vëllai 15-vjeç, Jazid me aftësi të kufizuara mund të lëvizë vetëm me karrige me rrota. Ndërkohë spitalet në Gaza nuk kanë medikamentet që i duhen, ndërsa bombardimet vazhdojnë dhe e përkeqësojnë më shumë situatën.

“Sapo filloi përshkallëzimi, u frikësova shumë dhe krizat vazhduan të përkeqësoheshin e më shumë", tha Tala.

Tala tregoi se fitoi bursë dhe studioi në SHBA dhe Bejrut, Liban. Ajo kujdeset për familjen e saj përmes sfidave tè jetës përtej kufijve të Gazës.

“Ne po përpiqemi të mbijetojmë. Nuk jemi të sigurt se do t’ia dalim, por po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbijetuar, sepse thjesht nuk dua të vdes në moshën 24 vjeçare", tha Tala, raporton BBC.

Kufiri është një vend ku fjala “fat” ka kuptime të ndryshme. Do të thotë t’i shpëtosh bombardimeve, urisë dhe mungesës së ujit. Do të thotë gjithashtu të lini pas ata që doni, të cilët nuk kanë pasaporta të huaja, ose që nuk janë aq të plagosur aq sa të meritojnë evakuimin, ose që janë bllokuar nën zjarr dhe nuk mund të arrijnë kufirin.

Numri i atyre që janë larguar, ose do të mund të largohen, është vetëm një përqindje e vogël e popullsisë së Gazës prej 2.2 milionë banorësh. Mona, ajo nuk deshi të jepte mbiemrin e saj është një shtetase australiane përmes martesës.

Ajo shkoi e vetme në kufi dhe e përhumbur nga mendimi i familjes së saj të bllokuar në Gaza. Deri në fund të ditës, Tala Ebu Nahleh e kishte të qartë se familja e saj nuk do të ishte edhe aq me fat për t'u shpëtuar sulmeve. Përmes një video mesazhi Tala shihet duke thënë se nuk dinte si të ndihej, ajo dukej shumë e lodhur.

“Nuk jam aspak e lumtur, sepse po largohem nga pjesa tjetër, vëllezërit dhe motrat e mia, e gjithë familja ime është ende këtu. Uroj që në dashtë Zoti të jenë të gjithë në një vend të sigurt, situata është e tmerrshme atje, është shumë shumë keq. Unë nuk e di nëse do t’ia dalim nesër, por shpresoj që po”, tha Tala.

Gjithsej, 400 shtetas të huaj dhe të plagosur mundën të largoheshin nga Gaza në ditën e parë të evakuimit të mërkurën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite: Kemi rrethuar qytetin e Gazës, eliminuan 130 militantë! OKB: Sulmohen katër shkolla të kthyera në strehimore, të paktën 20 të vrarë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!