Mes kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, Biden viziton Arabinë Saudite

Mes kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut, Biden viziton Arabinë Saudite

Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden udhëton këtë të premte, më 15 korrik në Arabinë Saudite ku pritet të takohet me sundimtarin de-fakto të vendit, Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Vendimi i tij për t'u ndalur në Arabinë Saudite si pjesë e turit 4-ditor në Lindjen e Mesme solli kritika të ashpra, me disa analistë, që e quajnë atë një shuplakë në fytyrë për ata që luftojnë për të drejtat e njeriut.

Vizita në Arabinë Saudite shihet si një zbrapsje nga premtimi i dy viteve më parë të Presidentit Biden për të vendosur të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme amerikane dhe për ta izoluar princin saudit të kurorës nga skena ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi në 2018-n.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe OKB-ja, gjetën në mënyrë të pavarur prova se princi saudit qëndronte pas vrasjes së gazetarit me origjinë saudite. Pretendime që princi saudit i mohon.

Gjatë takimit pritet që temat e diskutimit për dy liderët të përfshijnë furnizimin me energji, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin mbi çështjet e sigurisë.

Arabia Saudite është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe përpjekja për rivendosjen e marrëdhënieve pason një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Ekspertët thonë se vizita e parë e zotit Biden në Lindjen e Mesme si president ka të ngjarë të jetë e vështirë, me grupet e të drejtave të njeriut që do të vëzhgojnë çdo shtrëngim duarsh dhe do të analizojnë çdo fjalë të tij./REL

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!