Mes lotëve Albana Osmani flet për momentet e vështira: Më dilte gjumi në mes të natës, thoja ‘Zot më jep forcë’…

Mes lotëve Albana Osmani flet për momentet e vështira: Më dilte gjumi në mes të natës, thoja ‘Zot më jep forcë’…

Moderatorja Albana Osmani

Moderatorja Albana Osmani ishte  e ftuar ditën e djeshme në Xing me Ermalin, ku foli për jetën e saj, por edhe për projektet që ka ndërmarrë. E teksa po fliste për nismën “Ti je një Luledielli”, Osmani u përlot dhe foli për momentet e saj të vështira. Osmani  tha se kjo nismë ishte një mesazh nga Zoti. Më tej, ajo tregoi se zgjohej natën dhe i kërkonte zotit t’i jepte forcë.

“Kur them që është thirrje nga Zoti e them me gjithë forcën e shpirtit tim. Ka patur netë që më dilte gjumi në mes të natës sepse më ftoheshin gjymtyrët, futesha në dush dhe ngrohja trupin dhe shpirtin. Thoja Zot më jep forcë nga forca jote sepse e imja është mpakur që të vazhdoj ditën nesër me po të njëjtën kurajo. Unë nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, realisht kam bërë një gjë shumë të vogël. Po citoj një shprehje të Nënë Terezës: Të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe atëherë ky është kuptimi”, tha Osmani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive