Është mbyllur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes mazhrancës dhe opozitës.

Në mbyllje të seancës, pasi opozita braktisi sallën e Kuvendit, mazhoranca miratoi e vetme projektligjet që ishin në rendin e ditës, përveç dy prej tyre, të cilët u rrëzuan.

Projektligjet e miratuara dhe të rrëzuara në Kuvend:

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u miratua me 81 vota pro.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), për programin ‘Infrastruktura bashkiake V – faza II’”, u miratua me 80 vota pro.

Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, u miratua 81 vota pro.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, ‘Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë’, të ndryshuar”, u miratua me 81 vota pro.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, u rrëzua me 79 vota kundër.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, ‘Për financat e vetëqeverisjes vendore’”, u rrëzua me 78 vota kundër.

Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit’, i ndryshuar”, i miratuar me 80 vota pro.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Balla-Vokshit: Për ty kemi numrin 0900! Bardhi: Je mësuar me kur*at në partinë tënde! PS kalon në votim, opozita braktis sallën