Teksa dimri po troket jetesa për familjen Balliu në Leminot te Maliqit bëhet akoma më e vështirë. Burbuqe Balliu dhe bashkëshorti i saj jetojnë prej 12 vitesh në një banesë me qira e cila rrezikon të shembet. Mes varfërisë dhe vuajtjeve 50 vjeçarja apelon për ndihmë.
“Këtu jetoj vetëm me burrin në kushte shumë të vështira, më shumë rrimë pa bukë sesa me bukë. Kur na del ndonjë punë, na thonë shkojmë, mbledhim lule. Çfarë bie jashtë, bie brenda në shtëpi, jetojmë me të keq”, tha 50 vjeçarja
Të vetmet të ardhura që merr janë 3 mijë lekë asistencë sociale në muaj të cilat nuk i mjaftojnë për të shlyer qiranë e shtëpisë , ndersa për të mbushur frigoriferin është e pamundur.
“Marr 30 mijë lekë por laj dritat, nuk kam çfarë të bëj, vjen ai i qirasë do lekët”, tha Burbuqe Balliu
Duket sikur varfëria nuk ka mjaftuar për këtë familje, ku fatkeqësitë i kanë ndjekur nga pas. Burbuqja, nënë e 4 fëmijëve iu desh të përballej me humbjen e dy djemëve të saj.
“Kam pasur katër fëmijë, dy djem më kanë vdekur, një më ra nga arra kurse tjetrin e pickoi gjarpëri. Djali i madh më ka vdekur 23 vjeç, më digjet barku çdo ditë për djemtë”, tha 50 vjeçarja
Mes lotëve ajo tregon se për shkak të mjerimit u detyra që dhe dy vajzat t’i martonte në moshë fare të re, duke i larguar nga gjiri i familjes.
“Vajzat i martova të vogla se nuk kisha kushte t’i mbaja. Njërën 14 vjeç kurse tjetrën 15 vjeç. Nuk kisha kushte, nuk kishin çfarë të hanin, e vështirë ka qenë për mua t’i martoja të vogla vajzat” , Burbuqe Balliu
Sot, e vetmja gjë që Burbuqja kërkon është të ketë një strehë mbi kokë.
“Unë kërkoj ndihmë nga shteti vetëm për një shtëpi ku të fus kokën. Se një kafshatë bukë do ta bëj, do bëj nai punë por dua vetëm një shtëpi”, tha 50 vjeçarja
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E DHIMBSHME/ Gruaja me nanizëm me lot në sy: Zot mos e provoftë njeri vuajtjen time! Dua një shtëpi, e të vdes rehat
25 Janar, 14:11
-
Gruri e misri stok në Maliq, s’ka treg! Fermeri: Unë veç në TikTok e reklamoj dhe atë po na e mbyll Rama
23 Janar, 13:48
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak
9 Janar, 12:13
-
E rëndë/ 12-vjeçari vdes në Pediatrinë e Tiranës! QSUT: Humbi jetën nga miokarditi akut, sëmundje e rrallë! Familjarët: S’kishte sëmundje, diabetin ia rritën ilaçet
8 Janar, 13:51
-
Qytetarët e Kosovës më të varfrit në rajon e Europë
6 Janar, 17:06
-
“Dhjetë muaj në arrati kishte qëndruar në një shpellë me një ujk”- Dëshmia e rrallë e at Zef Pllumit për kënetën e Maliqit
4 Janar, 22:13
-
Kur fjala ‘strehë’ humb kuptimin! Mjerim në familjen Abazaj në Selenicë, 3 fëmijët mes lotëve: Duam shtëpi të re
29 Dhjetor 2024, 13:16
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor 2024, 10:08
-
Korçë/ Përfshihet nga flakët banesa, shkak një shkëndijë elektrike! Shkrumbohet nga zjarri edhe një shtëpi në Kolonjë! Shpëtojnë familjarët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:13
-
Kostot e banimit po varfërojnë gjermanët
15 Dhjetor 2024, 10:39
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor 2024, 20:29