ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Chietit, nën akuzën e grabitjes së parave të një tregtari në Francavilla al Mare. Përveç tij, edhe shoku i tij 23 vjeçar po ndiqet penalisht për të njëjtën vepër.
Hetimi i policisë filloi pas denoncimit të viktimës, i cili prej plot tre muajsh i ishte nënshtruar kërkesa të vazhdueshme të shqiptarëve për para duke përfituar kështu 5 500 euro.
Shqiptari dhe viktima kishte takuar rastësisht në fund të verës në biznesin e italianit, kohë edhe kur lindën pretendimet e çuditshme nisën nga ana e 34 vjeçarit.
Shantazhet ndaj tregëtarit, filluan të bëheshin gjithmonë e më shumë serioz kur shqiptarët i dërguan një mesazh dhe kockat e një kafshe të vrarë, duke nënkuptuar çfarë do t’i ndodhte nëse ai nuk do të vazhdonte të paguante.
Por shqiptari nuk ishte i panjohur për policinë italiane. Ai ishte i përfshirë më parë edhe në trafikun e drogës dhe krimet kundër personit, ndërkohë që aktualisht i ishte nënshtruar shërbimit të provës.
Përveç shantazhit ndaj tregtarit, 34-vjeçari ishte denoncuar edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.