Ata kanë vendosur në një sfond të bardhë pjestarët e një familje dhe përballë tyre ndodhen armë paintballi të cilat simbolizojnë media të ndryshme. Familja e gjorë në këtë rast goditet me 3 mijë e 192 plumba të ngjyrosur në vetëm 5.3 sekonda. E gjitha nis me një fjalë dhe njollat shtohen derisa nuk ka më vend të bardhë për të ngjyrosur.
Mesazhi që krijuesit duan të përcjellin nënkupton se është përgjegjësia e çdo individi të censurojnë atë çfarë shikon dhe jo e qeverisë apo e medias që prodhon për publikun masiv. Ata mbështesin fjalën e lirë për këdo, por gjithashtu kërkojnë të mbrojnë të drejtat e individëve dhe familjarëve ndaj dhe kanë krijuar një komunitet nëpërmjet të cilit presin pjesë të filmave që përmbajnë fjalë fyese, mallkime, fjalë banale dhe skena jo të përshtatshme për fëmijë dhe ambiente familjare.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)