Deputetët demokratë vijonë t’i mëshojnë pretendimeve se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka ofenduar politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet një mesazhi në një grup Whastapp-i me ambasadorë të vendit tonë nëpër botë.

Kësaj radhe, denmokratët kërkojnë seancë urgjente me ministrin Hoxha në në Komisionin e Jashtëm, për t’iu përgjigjur akuzave. Gjithashtu, shpjegime deputetët opozitarë kërkojnë edhe për pretendimet se kreu i diplomacisë shqiptare ka dhënë një udhëzim që ministres së Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Shqipërisë.

Ministri Ferit Hoxha ka rrëzuar çdo akuzë të opozitës për fyerje dhe diskriminim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe deputeti Belind Këlliçi nxorri blof veten dhe kolegët e tij, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi vërtetësinë e mesazheve të publikuara.

Mesazhi që deputeti pretendon se është dërguar nga Ministri Hoxha te Ambasadorët, mban orën 11.00, sipas fotos së nxjerrë fillimisht nga Këlliçi në postimin e parë.

Në postimin e dytë, i njejti mesazh që sipas Këlliçit është fshirë nga Ministri, mban çuditërisht orën 17.02. Pra i njejti mesazh, në dy foto, i dërguar në dy orare të ndryshme.

Në këtë mënyrë, vetë fotot screenshot të publikuara nga Këlliçi, i njejti mesazh që herën e parë qenka dërguar në 11.00 dhe sipas fotos së dytë në 17.02, ngrejnë pikëpyetje të mëdha për seriozitetin dhe vërtetësinë e këtyre publikimeve, me të cilat deputeti ka dashur të bëjë politikën e ditës.

Ndërsa dje, ministri Hoxha u takua me Izet Mexhitin, kryetarin e komunës se Çairit, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe bashkë lider i partisë VLEN, pjesë e koalicionit qeverisës.

Duke folur për tymnajën e shkaktuar nga mesazhet e Whatsapp-it të pretenduara nga opozita në Shqipëri, si Hoxha ashtu edhe Mehnxhiti nënvizuan se nuk ka asgjë që mund të ndikojë në marrëdhëniet mes vëllezërve.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë