Tashmë çdo gjë është zyrtarisht e mbyllur. Për të shuar cdo dyshim për të ardhmen e Neymar ka menduar Lionel Messi, i cili në një postim në Instagram ka përshëndetur brazilianin duke e falënderuar për kohën që kaluan në ekipin katalanas.

Ka qenë një kënaqësi e madhe të ndaja këto vite me ty shoku im, të uroj më të mirat në këtë stad të ri të jetës” shkruan argjentinasi.

Statusi i Messi-t erdhi pak orë pasi Neymar u përshëndet me ekipin para seancës stërvitore të ditës së sotme.

Neymar do të firmosë me PSG për shumën rekord të 222 mln eurove, ndërsa Barcelona është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij. 
 


dy.b/shqiptarja.com