TIRANE - Për gazetën “Shqiptarja.com” ish-ministrja e Jashtme, njëherësh nënkryetare e komisionit të Jashtëm Parlamentar, deputetja e PS Arta Dade dhe ish-ministri i Jashtëm, aktualisht deputet i PD Tritan Shehu kanë dhënë interpretime të ndryshme në lidhje me mesazhet e komisionerit Stefan Fyle për politikën.
Nëse Dade thotë se mesazhi i Fylesë kishte të bënte me qeverinë dhe kryeministri Berisha që janë njerëzit që duhet të organizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend që ti vjedhin ato, deputeti i PD Shehu thotë se mesazhet janë një presion ndaj Ramës në mënyrë që të heqë dorë njëherë e mirë nga bojkoti, pasi parandjen se do të humbë zgjedhjet e 23 qershorit.
Njëherësh të dy ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë, teksa janë shprehur për zgjedhje të lira dhe të ndershme kanë deklaruar dëshirën për një numër sa më të madh monitoruesish ndërkombëtarë për të garantuar standarde të larta evropiane të këtij ballafaqimi më 23 qershor.
Mesazhi i komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefan Fyle për politikën shqiptare ishte që të aplikonin dialogun për për të arritur integrimin në BE. Komenti juaj?
Arta Dade, ish-ministre e Jashtme, nënkryetare e komisionit të jashtëm në Kuvend, deputete e PS: Komisineri Fyle në vizitën e fundit në Tiranë, i pati mesazhet e qarta lidhur me axhendën evropiane të Shqipërisë. Nuk ka asnjë mëdyshje që dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare vëmendja kryesore është përqendruar tek fakti që Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira, demokratike dhe të ndershme.
Madje kësaj domosdoshmërie komisioneri Fyle i kushtoi dhe vizitën e tij të parafundit në Tiranë. Pra dje ka ripërsëritur të njëjtin mesazh si dhe në kuadrin e vizionit që në BE integrohet gjithë shoqëria shqiptare dhe jo vetëm klasa politike apo mazhorancat që qeverisin vendin.
Ai ka dhënë mesazhe dhe për shoqërinë civile, dhe për rolin në mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe të ndershme, si një ndër kushtet e avancimit të axhendës evropiane. Unë e gjykoj që veprimtaria me aktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare është e mirëpritur, kjo nuk përjashton dhe mesazhet që indirekt iu përsëritën plakut të politikës.
Edhe për faktin që të pranishëm duhej të kishin qenë përfaqësues nga të dy krahët kryesorë të politikës. Gjithashtu komisioneri Fyle tërhoqi vëmendjen se përveç zgjedhjeve të ndershme e demokratike, Shqipërisë do i duhet të përmbushë dhe standarde të tjera që rezultojnë të papërmbushura, duke iu referuar 12 pikave të opinionit të Komisionit Evropian, që nga viti 2010.
Mjaft shqetësues është fakti që s’ka rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit përkundrazi, në Shqipëri po thellohet korrupsioni dhe në privatizimet e fundit të sektorit strategjik, duke përfshirë Parlamentin në këtë aventurë të rrezikshme. Shqetësues është fakti që po cenohet pavarësia e medias, sulmet ndaj Top Channel rrethimi me polici për ti zhvendosur nga mjediset e punës është tregues i mentalitetit që ‘kush nuk më mbështet mua është kundër meje dhe duhet asgjësuar’.
Tritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm, deputet i PD: Padyshim që qeveria e PD ka obligimin më madhor, që zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të jenë brenda standardeve, dhe do të jenë brenda standardeve, ashtu sikurse ishin zgjedhjet e kaluara. Fitorja e sigurt bazohet pikërisht mbi këtë princip.
Pra ne jemi krejtësisht në sinkron me të gjithë partnerët ndërkomnbëtarë për këtë çështje. Problemi është zoti Rama, i cili e në mënyrë të vazhdueshme ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve, sepse ai nuk do që ta pranojë humbjen. Unë mendoj se duhet aplikuar gjithë presioni i mundshëm mbi zotin Rama, që të pranojë rezultatin e 23 qershorit, i cili do të jetë një rezultat për gjykimin tim, që do të jetë humbja e tij. Këtu është problemi.
Zyrtarët e lartë evropianë, Fyle dhe Kukan kërkuan zgjedhje të pakontestueshme, ndryshe bllokohet integrimi....?
Arta Dade: Komisioneri Fyle ka deklaruar pa asnjë ekuivok që zgjedhjet e vitit 2009 të cilat krijuan situatën politike të mëvonshme nuk duhet të përsëriten më. Ato ishin zgjedhje të kontestuara edhe pse Parlamenti Evropian kaloi një rezolutë për domsodoshmërinë e ngritjes së Komisionit hetimor parlamentar për të hetuar këto zgjedhje, kjo nuk ndodhi.
Pra gjithë deklarimet e komisionerit Fyle janë parathënie e faktit që BE mbetet i angazhuar për të monitoruar përgatitjet për zgjedhje, procesin e votimit ditën e zgjedhjeve dhe administrimin e këtij procesi.
Ai dekurajon çdo përpjekje për të manipuluar zgjedhje dhe padyshim që mazhoranca që është direkt përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve duhet të përmbushë të gjitha detyrimet konform ligjit e të respektojë çdo angazhim që ka marrë jo vetëm ndaj shqiptarëve por dhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë që na asistojnë gjatë proceseve integruese.
Tritan Shehu: Qeveria dhe zoti Berisha kanë kërkuar që të ketë një prezencë sa më të madhe të vëzhguesve të huaj, pikërisht për të qenë dëshmitarë të cilësisë së lartë të zgjedhjeve nga njëra anë, dhe padyshim për të dëshmuar dhe fitoren tonë e cila është e pashmangshme.
Unë them që ky është vullneti i plotë dhe i palëkundur i yni dhe i zotit Berisha. Problemi ka qenë kontestimi dhe problemet që ka krijuar Rama në këto vite, siç janë bojkotet, veprimtaritë e dhunshme ndaj institucioneve që ai ka marrë, siç është moslejimi i miratimit të tre ligjeve tashmë në fund, që kanë bërë që të bllokohet marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë.
Pra i takon elektoratit shqiptar që me votën e tij të dënojë dhe këto veprime krejtësisht ndesh me interesat e vendit dhe kombëtare, të zotit Rama. Dhe elektorati shqiptar padyshim që di t’ia japë këtë përgjigje. Pra unë mendoj se kjo do të jetë zgjidhja e problemeve dhe pengesave në rrugën e integrimit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com