Mesazhi i Lu, a do ta pranojë
Berisha opinionin e Venecias?

Mesazhi i Lu, a do ta pranojë<br />Berisha opinionin e Venecias?
Në kampin e opozitës ka pllakosur heshtja. Nuk ka asnjë reagim, sinjal apo lëvizje. Përgjigja e Komisionit të Venecias në favor të ligjit të Vetingut ka përvëluar shpresat e fronit anti-reformë, për rrëzimin e ligjit, që jo vetëm do të largojë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar nga sistemi i drejtësisë, por konsiderohet nga Perëndimi se do të shënjojë fundin e epokës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
 
Po a do ta pranojë Sali Berisha opinionin e Komisionit të Venecias apo do të shtyjë Gjykatën Kushtetuese drejt një vendimmarrje të paprecedentë, kundër verdiktin të organit më autoritarë të Evropës?
 
Kjo është pyetja që mundon shumëkënd pasi Venecia tha fjalën e fundit, duke rrëzuar të gjitha pretendimet dhe alibitë kundër ligjit të Vetingut. Për dy vjet më radhë, Komisioni i Venecias ishte pikë reference për Sali Berishën në raport me Reformën në Drejtësi.
 
Opinioni i Venecias dhe pika e famshme 88 ishin kali i betejës së opozitës shqiptare kundër projektit kushtetues. Sot nuk kemi një pikë, por një opinionin, i cili konfirmon në çdo germë ligjshmërinë e Vetingut.
 
Megjithatë, opozita fshihet pas heshtjes, ndoshta për përgatitur alibinë e radhës. Dhe heshtja e opozitës duket se ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, disa ditë më parë, ka thumbuar ish- kryeministrin Sali Berisha, duke i kërkuar në mënyrë të tërthortë këtij të fundit që të pranojë ekspertizën e Venecias për ligjin e Vetingut.
 
Ambasadori amerikan ka deklaruar se ishte dakord me deklaratën e Berishës, sipas të cilit Komisioni i Venecias ofron bazë solide dhe i sjell vendit reformën më të mirë të drejtësisë. “I jemi mirënjohës Komisionit të Venecias për këshillat e buta.
 
 Jam dakord me Sali Berishën i cili ka thënë se Opinioni i Venecias ofron bazë solide dhe i sjell vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të Presidentit të Komisionit të Venecias
”, është shprehur Lu.
 
 
dy.b/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai