Mesazhi i parë i Papës për vitin 2020: Fund shfrytëzimit të trupit të gruas...por humbet durimin me një besimtare dhe e qëllon me shuplakë (VIDEO)

Në mesazhin e parë për vitin 2020, Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të gruas.

“E gjithë dhuna që u është shkaktuar grave paraqet një përdhosje ndaj Zotit”, tha Papa, gjatë një meshe në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të grave.

“Sa shpesh flijohet trupi i një gruaje në reklama, përfitime financiare, pornografi, shfrytëzohet si një sipërfaqe që duhet të përdoret”, tha ai, duke shtuar se trupi i femrës “duhet të çlirohet nga logjika e konsumit, dhe se ai duhet të respektohet dhe të nderohet. Papa Françesku i vlerësoi gratë si “dhuruese dhe ndërmjetëse të paqes” dhe i nxiti që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes, në mënyrë që ta bëjnë botën më të bashkuar dhe më paqësore. Një nënshtrim i gruas është një nënshtrim për tërë njerëzimin”, tha ai.

Papa gjithashtu mbrojti të drejtat e grave për të migruar, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe dënoi ata që menduan vetëm për rritje ekonomike sesa për mirëqenien e të tjerëve.

Papa Françesku është kapur në një video teksa goditet dorën e një gruaje, e cila e tërhoqi gjatë kohës që po uronte pelegrinët që po qëndronin në sheshin Shën Pjetër gjatë natës së ndërrimit të viteve. Ai u nevrikos me besimtaren, e cila ia tërhoqi me forcë dorën Atit të Shenjtë. Papa iu kthye dhe u përpoq ta tërhiqte dorën, ndërkohë që e godet lehtë me shuplakë në dorë gruan, duke kërkuar që ajo ta lëshojë. E megjithatë, Papa kërkoi ndjesë më vonë, kur tha se edhe ai ndonjëherë humbte durimin.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta rras lala sone: 02/01/2020 20:06

    Papa ja bëri shum mir asaj gruje debile ku e ka ajo të drejtën ta tërheqi një bur plak ashtu. Ajo meritonte një grusht turinjve. E gjithashtu të dhjefsha sigurin që përgjigjen për jetën e Papës.

    Përgjigju
  • Capi: 02/01/2020 07:50

    Asgje kunder religjionit, por ky ... eshte CABAl-ist!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur