Papa Leone i 14-të shtrohet sot në spital, në poliklinikën Gemelli në Romë.
Data e ndërhyrjes kirurgjikale për masën e zbuluar në mushkëri nuk është bërë publike, edhe pse mediat raportojnë se operacioni pritet të kryhet në fillim të kësaj jave.
Ishte vetë Ati i Shenjtë ai që, të dielën, u bëri të ditur besimtarëve se mjekët kishin zbuluar një masë në mushkëri dhe se, me këshillën e ekipit mjekësor, kishte vendosur t'i nënshtrohej një operacioni.
Sipas mediave italiane dhe ndërkombëtare, që citojnë burime nga Vatikani, gjendja e tij fizike dhe emocionale është shumë e mirë.
Corriere della Sera shkruan se Papa Leone i 14 do të qëndrojë në katin e 10-të të poliklinikës Gemelli, në një apartament spitalor të përbërë nga tetë ambiente.
Selia e Shenjtë konfirmoi një ditë më parë se të gjitha angazhimet publike të Atit të Shenjtë janë anuluar deri më 20 tetor.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Papa pritet t'i nënshtrohet një periudhe rikuperimi që parashikohet të zgjasë rreth një javë.






Komente
Komento