Mesazhi i veçantë i Nishanit për
maqedonasit:U bëtë fqinj të mirë

Mesazhi i veçantë i Nishanit për<br />maqedonasit:U bëtë fqinj të mirë<br>
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni është pritur me mjaft entuziazëm në Shqipëri. Politika ka përshëndetur njëzëri vendimin e Maqedonisë për miratimin e shqipes. Mes reagimeve të shumta është edhe ai i ish-Presidentit Bujar Nishani.

Ky i fundit shkruan në ‘Facebook’ se gjuha e bukur shqipe u vendos në vendin e merituar. Duke shprehur urimet më të mira për bashkëkombasit, Nishani shton se bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinje edhe më të mirë për ne.

“Urimet më të mira bashkëkombasve tanë në Maqedoni. E vendosën gjuhën e bukur shqipe në vendin e merituar. Bashkëjetesa dhe bashkëkontributi do ta bëjë Maqedoninë një fqinj edhe më të mirë për ne!”, shkruan Nishani.

nishani
(Postimi i ish-Presidentit Bujar Nishani për miratimin e gjuhës shqipe në Maqedoni)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)