Mesazhi në festën e PS, Meta i 
përgjigjet Nanos: Pseudorilindas!

Mesazhi në festën e PS, Meta i <br />përgjigjet Nanos: Pseudorilindas!
Gjatë konferencës për shtyp, Meta i ka kthyer përgjigje edhe thumbimeve të liderit historik të të majtës, Fatos Nano, në mesazhin drejtuar socialistëve në 26-vjetorin e themelimit të PS

Mos prisni nga unë të merrem as me rilindas as me pseudorilindas, ua kam thënë në 25 qershor do të votohet për një ndryshim historik për 20 vitet që vijnë, jo për t’u kthyer 20 vjet pas”, tha Meta.

"Nuk kam asnjë koment për çështje që nuk sjellin diccka të re në vëmendjen time apo të qytetarëve të Shqipërisë. Vëmendja ime është përqëndruar tek 25 qershori që të shkëputemi nga qeveria e vjetër e klentelizmit", shtoi Meta duke iu përgjigjur insistimit të gazetarëve.

Ndërkohë, përmes një mesazhi drejtuar socialistëve, Nano bëri thirrje për që zgjedhjet e 25 qershorit të shënojnë fundin e pseudoaleancave, duke iu referuar, ndonëse pa përmendur emra, pikërisht koalicionit PS-LSI, i cili është bërë edhe objekt i polemikave mes dy forcave në maxhorancë.  

"Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme!", thuhej në mesazhin e Nanos.  

Urimi i Nanos një ditë më parë në ceremoninë festive të PS:
Te dashur Edi e Gramoz!
Uroj nepermjet jush, gjithe socialistet anembane Shqiperise per 26 vjetorin e familjes sone te patjetersueshme!

Jam i bindur se fitorja e PSSH ne zgjedhjet e 25 qershorit do garantoje Rilindjen e pakthyeshme te Shqiperise Europiane, pa deformimet e pseudoaleancave te deridjeshme!

Ky eshte destini dhe destinacioni yne i perbashket, prandaj kam shume besim se cdo shqiptar i arsyeshem do te vendose qe ne kete udhekryq historik, timonin e qeverisjes se ketij vendi ta besoje ne duart tona!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar