Mesdhe, autoritetet italiane shpëtojnë
1,300 refugjatë në brigjet e Siçilisë

Mesdhe, autoritetet italiane shpëtojnë<br />1,300 refugjatë në brigjet e Siçilisë
ITALI-Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është bërë i munduar shpëtimi i 1,300 refugjatëve në ujërat e detit Mesdhe nga Roja Bregdetare e Italisë.
 
Sipas deklaratës së autoriteteve italiane dhe organizatave të cilat ndihmojnë në shpëtimin e refugjatëve në Mesdhe, një refugjat 16-vjeçar ka humbur jetën në varkën e shpëtimit për shkak të një sëmundjeje e cila ende nuk është identifikuar.
 
Italia është duke u përballur me një fluks të madh të refugjatëve gjatë këtij viti, ku gjatë dy muajve të parë të këtij viti, vetëm nga Afrika e Veriut kanë arritur në brigjet italiane më shumë refugjatë se sa në tre vitet e fundit.
 
Nga ana tjetër sipas Oraganizatës Ndërkombëtare për Refugjatët, në 2 mars, 487 refugjatë kanë humbur jetën në duke tentuar të kalojnë Mesdheun.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike