Mesdhe, dymbëdhjetë luftëtarë të huaj, të dyshuar si terroristë, identifikohen nga Interpoli

Mesdhe, dymbëdhjetë luftëtarë të huaj, të dyshuar si terroristë, identifikohen nga Interpoli

Një duzinë të huajsh të dyshuar si "luftëtarë terroristë" që udhëtonin në Mesdhe janë identifikuar falë një operacioni kufitar detar të Interpolit.

Me emrin ‘Neptun i Dytë’, operacioni u zhvillua nga 24 korriku deri në 8 shtator dhe u përqëndrua në gjetjen e terroristëve të dyshuar që potencialisht lëvizin duke përdorur rrugët detare informale midis Afrikës së Veriut dhe Evropës.

Zyrtarët nga shtatë portet në Algjeri, Francë, Itali, Marok, Spanjë dhe Tunizi kryen më shumë se 1.2 milion kërkime në bazat e të dhënave të Interpolit, në kërkim të dokumente të vjedhura apo të humbura gjatë udhëtimit. Operacioni çoi në fillimin e 31 hetimeve kriminale, dhe nga këto të paktën 12 kanë të bëjnë me lëvizjen e terroristëve të dyshuar.

Interpol është organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë në botë, ajo mbledh dhe klasifikon informacione për mbi 50,000 luftëtarë të dyshuar të huaj dhe ka rreth 400,000 regjistrime në lidhje me terrorizmin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'