Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë, moti për sot

Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë, moti për sot

Foto nga Mali me Gropa në Tiranë

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme dominojnë motin në vend ku në skajin verior dhe jugperëndimor priten reshje të pakta shiu e dëbore. Mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriperëndimore dhe brigjet e detit të Zi mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu, po ashtu Qendra dhe Lindja e Europës vijojnë me reshje dëbore. Ndërsa Rajoni i Mesdheut dhe Veriu i Europës paraqiten me kthjellime.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Lamtumirë titull! Liverpool dështon sërish, vetëm barazim në Londër! Broja në stol, në fushë Man. United dhe Cheslea

GOLAT/ Lamtumirë titull! Liverpool dështon sërish, vetëm barazim në Londër! Broja në stol, në fushë Man. United dhe Cheslea