Reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit do ti lënë vendin ngricave. Prej ditës së mërkurë, do të kemi ulje të temperatuarave dhe sipas meteorologes Adiola Bani ato të do shkojnë deri në -7°C në zonat malore.
“Kjo fillim jave na ka sjellë rënie të lehtë të temperaturave sidomos gjatë mëngjesit. Rënie më të ndjeshme të temperaturave presim mëngjesin e ditës së mërkurë dhe në vijim deri ditën e premte temperaturat do të zbresin deri në -6 apo -7 gradë celcius në zonat malore. Ndërsa zona e ultësirës perëndimore nuk do kalojë në vlera negative, mbetet në vlera pozitive. Zonat e ulëta nga zero deri në 2 gradë Celsius në zonat bregdetare do të jetë nga 4 ose 5 gradë Celsius gjatë mëngjesit. Ndërsa mesdita në rang territori parashikohet deri në vlerën 8 apo 9 gradë celcius”, tha Adiola Bani.
Por për fundjaven të gjithë ne do duhe të marrim masat, sepse reshjet rikthehen për të përmbyllur ditët e fundit të muajit janar.
“Kjo situatë ka filluar të përmirësohet gradualisht. E mërkura deri ditën e premte na sjellin mot të qëndrueshëm vetëm reshje të izoluara në territorin shqiptar. Ndërsa fundjava, dita e shtunë dhe e dielë që përkojnë me ditët e fundit të muajit janar sjellin sërish prezëncë të reshjeve por do të jenë thuajse të papërfillshme me dy episode që kemi përjetuar deri tani”.
Meteorologia Adiola Bani qetëson teksa thotë se tha se në fundjavë do të kemi një rritje të vlerave termike, për të pasuar suprizat në muajin shkurt.