Mesdita do sjellë reshje shiu në të gjithë vendin...moti për sot

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës do të jemi me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore, por në orët vijuese parashikohet shtim i vranësirave duke sjellë dhe reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore. Pritet që në zona të izoluara të ketë dhe rrebeshe afatshkurtra shiu dhe breshëri.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare dhe fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në orët e pasdites të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu, herë pas here të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu më rrebeshe shiu do të jetë Lindja e kontinentit dhe gadishulli Skandinav. Ndërsa Britania e Madhe dhe Europa Qendrore do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës