Pas dështimit priten ndryshime rrënjësore në ekipin e Flamurtarit, pasi nuk janë arritur objektivat e vendosura nga presidenca në fillim të edicionit. E ndërsa u projektua një ekip që do të synonte titullin kampion, ose së pakti Kupat e Evropës, e kundërta ndodhi në dy fazat e para që janë zhvilluar deri tani, pasi Flamurtari me shumë vështirësi ndodhet në vendin e 7 me 22 pikë, jo pak, por 16 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Kukësi.
Presidenca ka drejtuar ‘gishtin’ nga lojtarët për situatën e krijuar duke projektuar tashmë largimin e tyre. E ndërsa ende zyrtarisht nuk ka asgjë, burime pranë ekipit vlonjat bëjnë me dije se Muzaka, Gilman Lika dhe Vucaj janë të rrezikuar dhe e ardhmja e tyre është larg ekipit kuqezi në pjesën e mbetur të edicionit. Të kontaktuar nga Shqiptarja.com, edhe vetë lojtarët e pranojnë që situata që ndodhen është e tensionuar dhe tymnajë. Mesfushori shkodran Gilman Lika shprehet se “situata është e turbullt dhe nuk e di se çfarë po ndodh. Nuk mund të shprehem për momentin për ofertat, pasi nuk më është komunikuar asgjë dhe nuk kam biseduar me drejtuesit. Nuk jam i kënaqur me gjithçka që po ndodh, ekipi ndodhet në një pozicion jo komod, ndryshe nga parashikimet. Me trajnerin Ramella nuk kam biseduar, pasi nga momenti i emërimit të tij, disa ndeshje kam munguar për arsye dëmtimi” shprehet ai.
Të njëjtën gjë e pohon edhe mesfushori tjetër shkodran Erjon Vucaj për Shqiptarja.com. “Është një rrëmujë që nuk po e kuptojmë. Fazat e para nuk kanë qenë aspak pozitive për ne. Duhet që të grumbullonim më shumë pikë, situata është e paqartë, por shpresoj që të zgjidhet gjithçka. Pas ndeshjes së fundit jam larguar dhe ende nuk kam biseduar me drejtuesit” deklaroi ai. Largimi i parë nga Flamurtari është sulmuesi brazilian Gilberto, i cili me konsensus me drejtuesit kuqezi vendosi që të largohet nga një edicion i dështuar në Vlorë. Administratori i ekipit të Flamurtarit Sinan Idrizi pak ditë më parë është shprehur se do të largohet një pjesë e formacionit të parë dhe vendin e tyre do ta zënë lojtarë të ardhur nga akademia dhe merkato. Ditët në vijim do të jenë mjaft decizive për ekipin kuqezi, pasi pritet që të vendoset edhe e ardhmja dhe objektivat që do të ketë në pjesën e mbetur të edicionit. Nga situata pritet që të përfitojnë disa ekipe, përfshirë Tiranën dhe Partizanin, apo edhe Kukësi për të bërë ‘shoping’ në Vlorë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA