Mesfushori Fabrice Muamba, brenda majit në stërvitje!

Mesfushori Fabrice Muamba, brenda majit në stërvitje!
Fabris Muamba do të largohet këtë javë nga spitali i Londrës për herë të parë që nga momenti kur pësoi një atak kardiak në ndeshjen e Kupës FA mes Totenhem dhe Bolton.

Klubi i tij shpreson ende që futbollisti të kthehet në fushën e lojës në një të ardhme jo aq të largët falë edhe riaftësimit të tij rekord, ndonëse situata vazhdon të kontrollohet në mënyrë të detajuar pasi ka shumë probleme mjekësore të cilat duhen zgjidhur para se të merret një vendim.

Megjithatë, doktorët konfirmojnë se zemra dhe organet e tjera kryesore janë të shëndosha dhe ata e shohin tashmë të mundur ta largojnë atë nga reanimacioni, ndonëse do të qëndrojë nën vëzhgim të rreptë dhe në javët në vazhdim.
Raportimet se ish-lojtari i U-21 mund të kthehet në stërvitje brenda një muaji duken shumë optimiste, por burime nga klubi i Bolton tregojnë se ai shumë shpejt mund të bëjë një vizitë në ambientet e klubit dhe se me miratimin e mjekëve, mund të fillojë shumë shpejt edhe një punë të lehtë riaftësuese në palestër.

Mrekullia e riaftësimit të Muamba ka bërë xhiron e botës, pasi historia bëhet edhe më e pabesueshme kur kujton që për 78 minuta ai ka qenë klinikisht i vdekur, vetëm 3 javë më parë.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta