Kampionët e Gjermanisë mposhtën të shtunën në "Alianz Arena" rivalin e tyre më të madh në Gjermani, Borussia Dortmundin (2-1), në kuadër të Bundesligës gjermane.
Mesfushori holandez thotë se fitorja kundër Romës dhe Dortmundit e bëjnë Bayernin edhe më të fortë.

"Ne jemi duke ecur në drejtimin e duhur. Ne jemi përmirësuar në çdo ndeshje. Ndeshjet kundër Romës dhe Dortmundit janë ato që na bëjnë më të fortë. Ne mund të mësojmë edhe më shumë nga këto ndeshje", tha Robben.

Ai është i bindur se gjiganti gjerman do të vazhdojë me formën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme./KosovaPress/