Mesfushori kosovar që luan për 
Zvicrën,Xhaka, kërkohet nga Milani

Mesfushori kosovar që luan për <br />Zvicrën,Xhaka, kërkohet nga Milani
ITALI - Skuadra e Milanit ka shfaqur interesim për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Granit Xhakën.

Pas Xherdan Shaqirit edhe Granit Xhaka ka mundësi që të shkojë në Itali. Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, Rossonerët kanë shfaqur interesim për mesfushorin kosovar.

Ekipi nga San Siro është në kërkim të një mesfushori dhe karakteristikat e mesfushorit të Borussia Monchengladbach janë pikërisht ato çfarë kërkon trajneri Filippo Inzaghi.

Xhaka ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në verën e vitin 2016. Por, drejtuesit e klubit gjerman kanë nisur misionin për vazhdimin e kontratës./ATSH/

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole