Mesfushori Latifi i thotë lamtumirë
Skënderbeut në mënyrë të trishtë

Mesfushori Latifi i thotë lamtumirë<br />Skënderbeut në mënyrë të trishtë
Liridon Latifi, mesfushori i skëndërbeut do ti japw lamtumirën klubit korçar pas humjes përballë Tiranës, në finale e Kupës së Shqipërisë.

Latifi po largohet në mënyrë të trishtueshme nga Skëndërbeu, pasi skuadra e tij këtë sezon e mbylli pa asnjë trofe dhe ndeshjen e fundit u mposhta nga ekipi i Tiranës i cili ra nga kategoria e parë.

23-vjeçari kosovar, kishte kohë që përflitej për tu larguar nga Skëndërbeu, por për shkak të huazimit tek Kuksi, klubi korçar nuk bënte dot asnjë lëvizje me kartonin e Latifit.

Deri para pak javësh vlera e këtij lojtari ishte shumë e lartë, por pas humbjes së kupës dhe vendit të tretë në kampionat, nuk dihet nëse vlerat e lojtarit i cili këtë pranverë pati një sezon shpërthyes do të qëndrojë akoma në stratosferë.

Latifi në një intervistë për Supersport pas sfidës së humbur kundër Tiranës, është shprehur se, “Me siguri nuk do jem pjesë e Skënderbeut sezonin e ardhshëm”.

Mesfushori i kombëtares tashmë shpreson të luajë në kampionate cilësore, por për skëndërbeun nuk ka rëndësi se ku do të shkojë Latifi, rëndësi ka që ti ofrohet një çmim i mirë për 23-vjeçarin, interesimi për të cilin nuk ka munguar asnjëherë nga klube të ndryshme.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë