VATIKAN - Papa Francesku ka kremtuar Meshën e së Enjtes së madhe në Bazilikën e Vatikanit ku ishin të pranishëm më shumë se 1600 besimtarë dhe priftërinj.

Ati i Shenjtë i është drejtuar pikërisht priftërijnve, që të ndihmojnë të varfërit dhe ka theksuar rëndësinë për të qëndruar pranë atyre, që kanë nëvojë si të sëmurët, të burgosurit dhe atyre, që ndihen të trishtuar.

Papa Francesku kremtoi dhe ritin tradicional të bekimit të vajrave të shejntë, që do t’u shpërndahen meshtarëve të dioqezës së Romës në shërbimin e Sakramenteve gjatë vitit.

Vajrat e shenjta shërbejnë në shenjë bashkimi të thellë, sinqeriteti dhe afërsie shpirtërore dhe simbolizojnë kohën e rilindjes dhe të rindërtimit duke mbyllur plagët dhe duke ushqyer shpresën.

E Enjtja e Madhe e Pashkëve është dita e Eukaristisë, e meshtarisë dhe e dashurisë bamirëse, që do të thotë mirënjohje dhe për të krishterët është falënderim ndaj Zotit.

Sipas kuptimit katolik, Eukarestia është kremtimi falenderues jo vetëm një kujtim i darkës së fundit të Jezu Krishtit, por edhe bërjen të pranishme të vdekjes së tij në kryq dhe ringjalljen e tij.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)