Mesiç: Millosheviç u përpoq
të destabilizonte Shqipërinë

Mesiç: Millosheviç u përpoq<br />të destabilizonte Shqipërinë
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) u promovua libri i ish-presidentit kroat, Stipe Mesiç, i titulluar “Si u shkatërrua Jugosllavia”. Libri i ish-presidentit rrëfen ngjarje, zhvillime dhe fakte mbi shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, ndërsa është cilësuar si një përmbledhje e dëshmive autentike të procesit të shthurjes së Federatës së dikurshme jugosllave.

Autori i librit, ish-presidenti kroat, Stipet Mesiç, duke shpjeguar në lidhje me rrethanat e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe qëndrimet e udhëheqësve të atëhershëm politik, theksoi se ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviç, në atë kohë kishte plane të dëbojë shqiptarët nga Kosova dhe të destabilizojë rajonin.

“Millosheviç ishte kundër tërheqjes së serbëve nga Kroacia, sepse kishte plane tjera, për të dëbuar shqiptarët nga Kosova në Maqedoni dhe Shqipëri. Në këtë mënyrë ai është përpjekur të destabilizojë Maqedoninë dhe Shqipërinë. Për shkak se Millosheviç ishte më i forti në tërë rajonin, ai besonte se bota do të kërkojë ndihmën e tij dhe në këtë mënyrë do të sigurojë të marrë Kosovën etnike”, deklaroi Mesiç.

Ish-presidenti Mesiç, po ashtu ka theksuar se ardhmëria e vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian në disa aspekte, edhe atë si në aspektin ekonomik, tregtisë, si dhe mundësive të tjera që do të sigurojnë progresin e shtetit.

Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti, në fjalën e tij ish-presidentin Stipe Mesiç e quajti mik të çmuar të popullit shqiptar. Ai duke marrë shembull librin e autorit Stipe Mesiç, theksoi se shoqërisë në Ballkan i nevojitet që të hap rrugën e studimeve të drejta mbi shkatërrimin e Jugosllavisë dhe ndodhitë e asaj kohe.

“Në këtë shekull të modernizimit dhe përparimit perëndimor, shoqëria jonë në Ballkan do t’i bënte vetes një shërbim historik, vetëm atëherë kur në vend të harresës, injorimit dhe fshehjes së fakteve do t’i hapte rrugë studimit të mirëfilltë, informimit të plotë dhe të drejtë, ballafaqimit mes intelektualëve në lidhje me ndodhitë, ngjarjet dhe të vërtetat historike, të cilat kanë ndodhur në këto troje”, deklaroi Ameti. / Anadolu Agency/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, “kalbja mediatike” e Tiranës infektoi Prishtinën