Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, ka marrë ftesë nga kombëtarja e Argjentinës për ndeshjet e ardhshme miqësore. 30-vjeçari nuk ka luajtur për përfaqësuesen që nga viti 2011 dhe tani është ftuar nga trajneri Gerardo Martino për ndeshjet ndaj Portugalisë dhe Kroacisë.
Paraqitja mjaft e mirë që po realizon në Itali me Juventusin ka detyruar teknikun që të ftojë në kombëtare ‘apashin’. Ish-trajneri Sabella nuk e ftoi sulmuesin në Botërorin e Brazilit, teksa më pas u kritikua shumë, pasi Argjentina nuk ishe e plotë në repartin sulmues. Por, sipas asaj që raportohet nga media dhe prapaskenat në ekipin kombëtar, shkak i refuzimit për të ftuar Tevez ishte problemi me Mesin, por ky i fundit para pak ditësh realizoi një takim me Tevez duke paralajmëruar ftesën.
Pezullohet Zidane
Trajneri i ekipit të dytë të Real Madridit, Zinedine Zidane është pezulluar për tre muaj për shkak të mungesës së licencës së trajnerit. Ish- ndihmësi i Ancelotit në ekipin e parë të Madridit e ka cilësuar vendimin si një sulm të hapur ndaj tij.
Megjithatë largimi i francezit nga bankina e ekipit të dytë të Realit nuk është ndonjë humbje e madhe, pasi me Zidane në krye, ekipi po realizon një nga paraqitjet më të dobëta të edicioneve të fundit.
Van Persi: Po rikthehemi
Sulmuesi i ekipit të Manchester United, Robin Van Persi është optimist pas barazimit me Chelesa-n teksa shprehet se ‘Djajtë e Kuq’ po rikthehen fuqishëm duke synuar titullin kampion këtë edicion.
“Ndaj Chelsea-t treguam se mund të konkurrojmë me më të mirat e Anglisë, madje edhe të Europës. Është thjesht një proces dhe unë besoj se kemi përshkuar gjysmën e rrugës. Cdo ditë përmirësohemi gjithnjë e më shumë, besoj se do të shkojmë shumë larg nëse do të vazhdojmë kështu” tha ai.
Reus: S’ka vend për panik
Në 9 javët e para të kampionatit Dortmundi ka grumbulluar 7 pikë përmes 2 fitoreve, 1 barazim dhe 6 humbje dhe tashmë e sheh veten në vendin 15 të klasifikimit vetëm 2 pikë larg zonës së rënies. Por Reus shprehet se nuk ka vend për panik.
“Në këtë moment nuk duhet të shohim klasifikimin edhe pse është e vërtetë që kemi gabuar radhazi. Duhet të mendojmë pozitivisht pasi gjendja psikologjike është shumë e rëndësishme” tha mesfushori i talentuar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com