Mesila Doda mbështet Theodhorin
Burrecët që fyejnë gratë kanë frikë

Mesila Doda mbështet Theodhorin<br />Burrecët që fyejnë gratë kanë frikë
Deputetja Mesila Doda i është drejtuar sot rrjetit social Facebook për të dhënë një mesazh drejtuar të gjitha femrave shqiptare. Doda mori shkas nga situata e krijuar mes Lindita Theodhorit dhe kantautorit Gjergj Leka, për të ndërgjegjësuar të gjitha gratë rreth rolit të tyre dhe qëndrimit që duhet të mbajnë ndaj të tilla situatave apo padrejtësive.

Deputetja iu referua një interviste që këngëtarja ka bërë së fundmi për "Panorama" ku shprehej e indinjuar për situatën e krijuar me kolegun e saj, ndërsa e konsideroi si 'problematikë kombëtare' gjykimin karshi gjinisë femërore nga ana e meshkujve shqiptarë.

Ajo kërkoi ndihmën e institucioneve dhe Mesila Doda synon ta ndihmojë duke bërë pjesë të kësaj iniciative të gjitha koleget e saj politikane. 

"Sot, lexova një intervistë të Lindita Theodhorit, ku me të drejtë shprehej e indinjuar për insinuatën që kolegu i saj, Gjergj Leka, pati bërë për këngetaren...

Ndërkohë më erdhi ndër mend gjithë balta dhe shëmtia që hidhet mbi gratë në këtë vend, mu kujtuan edhe shprehjet fyese që burrat kryeministra e deputetë, të cilët gjithë bota i mendon si supermen, hedhin papushim duke imituar pasionin e loçove për të hedhur shaka fyese e seksiste ndaj poltikaneve e deputeteve përballë, kolegeve dhe vartëseve të tyre, ndaj kujtdo që i bën hije dhe që sipas "supermenëve" e meritojnë nje përgjigje rrugaçësh.

Kjo është një kulturë që duhet të marrë fund. Rrugaçëria nuk mund të ketë sukses në këtë vend. Shpresoj fort që ne gratë e politikës do gjejmë forcën që të tejkalojmë së bashku çdo ndasi politike dhe të bëhemi bllok ndaj gjuhës fyese dhe rrugaçe, e cila përdoret në politikë, e veçanërisht në Parlamentin e Shqipërisë.

Të dashura zonja!

Asgjë e askush nuk është më e rëndësishme se fëmijët tanë dhe familja jonë, ndaj nuk ja kemi borxh askujt fjalorin prej langaraqi lagjeje. Pikërisht për këtë arsye të gjitha duhet të reagojmë, sepse një grua që fyhet nuk është një kundërshtare që ulet, por një nënë që preket, një familje që lëndohet, një grua që i duhet t’i mbyllet goja. Vërej se tashmë jemi bërë të pandjeshme ndaj kësaj kuture dhune verbale, a thua se ky pozicion mbart mbi vete dhe baltën që hidhet nga loçot burra. Në të vërtetë, Burrecët që fyejnë gratë kanë frikë prej tyre, ndaj nuk meritojnë as respektin e as mbështetjen tonë. Kjo duhet të jetë një prej sfidave të ardhshme. Dhuna fillon nga goja e pisët e burrit që merr përpara, fyen e hedh baltë mbi gruan kolege a kundërshtare.

P.S. Për shkak se fjalori fyes e rrugaç ka qenë i shpërndarë në të gjitha krahët nuk po i zë emrat e atyre që e meritojnë një për një. Në të ardhmen do i jap emër për emër, kujtdo që i jep zë kësaj kuture të "makinerisë së baltës".
Majlinda Bregu, Mimoza Hafizi, Albana Vokshi, Olta Xhacka, Blerta Deliu,Teuta Sahatqija..."
mesila doda
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në