Deputetja demokrate Mesila Doda do të mbledhë sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë të gjitha gratë deputete, kjo në kuadër të zgjedhjes së saj para pak ditësh në krye të grupimit të grave deputete.
TIRANE- Deputetja demokrate Mesila Doda do të mbledhë sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë të gjitha gratë deputete, kjo në kuadër të zgjedhjes së saj para pak ditësh në krye të grupimit të grave deputete. Kjo aleancë e deputeteve është organizuar për të mbrojtur të drejtat e gjinisë femërore dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në politikë. Konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete” u bë para disa ditësh në ambientet e sallës së seancave plenare, projekt i mbështetur nga prezenca e OSBE në Shqipëri. Gratë deputete të PS-së, PD-së dhe LSI-së zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare të këtij grupimi, duke i dhënë në këtë mënyrë një përparësu të madhe opozitës në Kuvend por dhe duke vlerësuar deputeten e PD Mesila Doda.
Shkrimi u publikua sot (5.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)