Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda ka marrë pjesë në takimin e grave parlamentare të rajonit, në kryeqytetin serb Beograd.
Doda në fjalën e saj e vuri theksin në domosdoshmërinë që gratë kanë për të qenë të bashkuara për të bërë të mundur rritjen e pjesëmarrjes së gruas në politikë si dhe dhënien fund të dhunës ndaj tyre.
“Ne grave na takon të jemi promotore të gjithëpërfshirjes e dialogut në adresimin e çështjeve të vështira që mbajnë peng zhvillimin demokratik të rajonit tonë.
Në këtë kontekst, shpreh keqardhjen për mungesën e kolegeve tona nga Kosova në këtë takim,"- tha Doda.
Mosprania e tyre këtu nuk pasqyron për më tepër as realitetin e ri në rajon, ku falë ndërmjetësimit të BE-së, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre që do t'i mundësojë të dy vendeve në finale anëtarësimin në BE.
Gruaja nuk lind e tillë, por zgjedh të bëhet grua çdo ditë. Ne zgjedhim të jemi gra, përtej diferencave dhe dallimeve tona”, tha deputetja Doda në fjalën e saj.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com