Mesila Doda: Partizanët e bojkotit
janë vetë jashtë Parlamentit

Mesila Doda: Partizanët e bojkotit<br />janë vetë jashtë Parlamentit
TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar sërish ndaj bojkotit të opozitës në Kuvend. Duke theksuar rëndësinë e pranisë së opozitës në sallën e Parlamentit, deputetja Doda thotë se edhe vetë partizanët e bojkotit janë jashtë parlamentit.
 
“E keni vënë re që në pjesën dërrmuese të rasteve këta që janë partizanët e bojkotit janë vetë jashtë parlamentit??? Mund të ketë shumë argumente pro e kundër, por unë besoj fort që me këtë gjendje ekonomike, politike dhe sociale që po kalon sot Shqipëria, është komoditet për çdo qeveri mos ta ketë opozitën në parlament e për pasojë mos të ketë asnjë përballje e pengesë përpara vetes”, shkruan Doda në rrjetin social “Facebook”.
 
Deputetja demokrate thotë se gjatë ditëve në vijim deputetët demokratë duhet të zhvillojnë një diskutim të gjerë lidhur me aksionet e tyre politike.
 
“Ditët e ardhshme do duhet të kemi një diskutim shumë më të gjerë e të vërtetë dhe veçanërisht me deputetët e opozitës, sepse janë ata që duhet të marrin vendime për aksionet e tyre politike, jo analistët apo klientelizmi politik. Demokracia është sistemi politik ku vendimet merren nga shumë individë, jo nga një grusht njerëzish, shumica e të cilëve as nuk duan t'ja dine se çfarë do behet me këtë vend dhe deri ku duan ta zhbëjnë rolin e vërtetë të opozitës. Kam dëgjuar shpesh të thuhet se opozita është frymë, është inspirim, është moral. Të ç’bëhet roli i një grupi të madh parlamentar nuk sjell as frymë dhe as inspirim”, thotë Doda.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE