Mësim online i abetares
për fëmijët e emigrantëve

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, priti nxënës dhe mësues të diasporës të ardhur nga Suedia.

Në fjalën e tij ministri Tafaj falenderoi mësuesit dhe nxënësit e ardhur nga Suedia, që kanë zgjedhur gjuhën shqipe për ta mësuar në shkollë, gjithashtu edhe  prindërit që i kanë inkurajuar dhe nxitur që emigrantët të mësojnë gjuhën dhe historinë shqipe.

Ai theksoi se është ngritur forma e transmetimit satelitor, për të ofruar mësimin online të Abetares dhe të lëndëve të tjera.

“Pra të alikojmë dhe zbatojmë larmi formash  me qëllim që çdo fëmijë shqiptar në emigracion, të ketë mundësi për të mësuar gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë", tha Tafaj.

Në Suedi, sipas statistikave, në të gjitha format e shkollimit, ka rreth 15 mijë nxënës që për gjuhën amtare kanë gjuhën shqipe.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.03.2013
Redaksi Online
(b.m.shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Shkurt, 14:29

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani pret në radhë për të votuar

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani pret në radhë për të votuar