Një përpjekje serioze për rishikimin e një prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës nga historiani Ermal Baze
Historia na mëson të njohim epokën në të cilën jetojmë. Me këtë thënie të Aeneas Silvius Bartholomeus Piccolomini (Papa Piu II) e nis librin e tij më të ri historiani, Prof. Asoc. Dr. Ermal Baze.
Ky libër është fryt i hulumtimeve disavjeçare të pedagogut të Fakultetit të Historisë, Ermal Baze, të kryera për një epokë të rëndësishme të historisë së përgjithshme, në njërën prej periudhave më të ndërlikuara historisë së Europës, sikurse është Mesjeta e hershme europiane, në harkun kohor midis viteve 500–1000.
Gjithashtu, kompilimi i këtij teksti është edhe një përpjekje serioze për rishikimin, ripunimin dhe rifreskimin e një pjese të tekstit të mëparshëm universitar, të titulluar “Historia e Shoqërisë Evropiane në Mesjetë”, botuar në vitin 2007.
Periudha e marrë në studim shquhet për densitetin e madh të ngjarjeve politike e ushtarake dhe të proceseve social-ekonomike, institucionale, fetare dhe kulturore, që njohu dhe përjetoi shoqëria europiane në kapërcyell të shekujve V-X.

Hartimi i këtij teksti universitar ka si qëllim pajisjen e studentëve të historisë me një material bazë, për t’i paraprirë një mësimdhënieje më bashkëkohore.
Gjithashtu, ky tekst është i vlefshëm edhe për të pasionuarit pas njohurive të historisë europiane.
Për realizmin e këtij teksti janë shfrytëzuar dhe konsultuar një varg punimesh, manualesh e studimesh të historiografisë mesjetare perëndimore, të cilat trajtojnë historinë e periudhës në fjalë ose aspekte të veçanta të saj.
Po kështu janë përdorur shumë grafika ilustruese të cilat i shtojnë vlerat këtij botimi cilësor.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com