Mëso të mos e mundosh veten: Rruga drejt qetësisë së brendshme

Mëso të mos e mundosh veten: Rruga drejt qetësisë së brendshme

Foto ilustruese

Në fund të vitit, shpesh bëjmë bilance: “Ku gabova? Çfarë mund të kisha bërë më mirë?” Në fillim të vitit, ndërtojmë projekte dhe vendosim objektiva: “Duhen arritur këto objektiva. Duhet të përpiqem më shumë.” Por këto dy qasje, edhe pse të natyrshme, dëmtojnë mirëqenien tonë mendore. Njëra të mbush me vetëkritika dhe fajësim për të kaluarën; tjetra të detyron të jetosh tërësisht për të ardhmen. Në këtë proces, humbim vlerën e momentit të tanishëm.

E shkuara dhe e ardhmja: Dy ekstremet që të largojnë nga e tashmja
Sa herë ndalemi të analizojmë vendimet tona, mendja jonë përqendrohet te gabimet: “Nuk duhej ta merrja atë vendim” ose “Duhej të isha më i/e vendosur.” Nga ana tjetër, të jetuarit me pritshmëri për të ardhmen të zhvesh nga bukuria e të tashmes. Të jetuarit me mendjen te dje apo nesër të privon nga gëzimi i thjeshtë i çdo momenti të përditshëm.

E ardhmja: Një fletë e bardhë
Nëse përqendrohesh vetëm te pritshmëritë, i mbyll ëndrrat e tua në një sirtar dhe humb magjinë e realizimit të tyre në të tashmen. Sa më shumë përpiqesh të kontrollosh gjithçka, aq më shumë rritet frika se gjithçka do të dalë jashtë kontrollit. Për të rifituar qetësinë dhe për të larguar ankthin, shijo çastin e tanishëm dhe ndalo përpjekjet për të arritur çdo objektiv me çdo kusht.

Sekreti i lumturisë: Shijo të tashmen
Nëse e lidh lumturinë vetëm me realizimin e synimeve, ajo do të mbetet gjithmonë e largët. Sekreti qëndron te shijimi i momenteve të vogla, këtu dhe tani. Edhe veprimet më të thjeshta, si gatimi, mund të kthehen në rituale që sjellin gëzim, nëse u kushton vëmendje dhe kujdes.

Një ushtrim praktik: Vendos ëndrrat në një kuti
Një mënyrë për të rikthyer lidhjen me dëshirat e tua të vërteta është krijimi i një rituali simbolik. Shkruaj në letra dëshirat që dikur ke pasur, por i ke lënë pas dore. Shoqëroji me një objekt të vogël simbolik dhe vendosi në një kuti. Kjo kuti do të përfaqësojë hapësirën e brendshme ku ëndrrat mund të zhvillohen në qetësi. Mos i shqetëso më, por lëri të rriten vetë.

Magjia e procesit të brendshëm
Kur i lëmë dëshirat tona të zhvillohen në mënyrë natyrale, pa presione, ato marrin jetë në mënyra të papritura. Sikurse një farë ka nevojë për kohë për të mbirë, edhe dëshirat e tua kërkojnë hapësirë dhe qetësi për t’u realizuar.

Prandaj, ndalo së munduari veten. Përqendrohu në të tashmen dhe lejo jetën të rrjedhë natyrshëm. Do të habitesh nga gëzimet dhe surprizat që sjell çdo ditë. / bota.al

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1