DASHI 21. mars - 20. prill
Klima yjore do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdoje te mbetet e mire. Beqaret do e kenë te vështirë ta joshin personin qe pëlqejnë kështu qe do ju duhet te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm. Jupiteri do ju ndihmoje tej mase me financat dhe gjendja ka për te mbetur gjate gjithë kohës e mire. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.
DEMI 21. prill - 21. maj
Ka rrezik qe disa prej atyre qe janë ne një lidhje te mendojnë për disa aventura me persona te tjerë dhe kjo mund te sjelle probleme për jetën ne çift. Beqaret duhet te joshin pafund sepse sot çdo gjë do jete e lejuar për te arritur qëllimin. Ne planin financiar do dini te bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet qe keni për te kryer dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te jete e vështirë sot. Nuk do ndiheni shume mire pranë atij qe dashuroni sepse debatet do jene te pafundme. Beqaret do ecin me sy mbyllur ne një drejtim dhe nuk do iu druhen zhgënjimeve. ne fund te fundit prej tyre mëson me shume. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t'i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Dite e mbushur me çaste te lumtura do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i qëndroni besnike atij qe keni ne krah edhe pse shpesh tundimi do jete i forte. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume duke shpenzuar pa menduar sepse mund te mbeteni me xhepat bosh.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Venusi do ndikoje shume pozitivisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju ndihmoje t'i zgjidhni edhe disa probleme te vogla te se shkuarës dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do realizojnë mjaft takime, por ka pak gjasa qe ato te shndërrohen ne diçka me tepër. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu qe mos u shqetësoni.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Ata qe janë ne një lidhje do e shfrytëzojnë ne maksimum kohen kur te jene bashke dhe do përjetojnë emocione te forta. Për ta nuk ka gjë me te rëndësishme se te qenit mire se bashku. Beqaret do hezitojnë te joshin persona dhe kjo do i beje qe te mbeten ende vetëm. Ne planin financiar gjerat do ecin mire fale ndihmës se disa te afërmve sepse ju vete nuk do jeni te logjikshëm me shpenzimet.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Fale mbështetjes se disa planetëve, marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te përmirësohet sot. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashme do jeni me te logjikshëm. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort për dike dhe nuk do ngurrojnë t'ia shprehin atij pëlqimin. Financat do jene te mira, prandaj nëse keni për te bere investime mund t'i bëni pa frike.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Ka mundësi qe juve qe jeni ne një lidhje te merrni disa vendime radikale sot. Shume gjera do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Beqaret me ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe çdo detaj i jetës do ju ndryshoje përgjithmonë. Te ardhurat do duan me shume përkujdes. Mundohuni qe para se te shpenzoni, t'i bëni mire llogarite. Kjo gjë do shmange problemet.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Mos u tregoni ironike me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse do keni debate dhe probleme serioze me te. Mire është qe çdo pakënaqësi qe do keni t'ia thoni atij drejtpërdrejt. Beqaret nuk duhet ta humbasin kontaktin me realitetin sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do jeni me fat. Situata do vije duke u përmirësuar gjithnjë e me shume.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni edhe çaste te lumtura edhe debate te forta me njeri-tjetrin. Beqaret do jene te matur dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese qe do ju behet. Hapat e rëndësishme ata do i hedhin ne momentin e duhur. Ne planin financiar duhet te merrni masa sa me pare pasi ne te kundërt do keni probleme serioze.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Ka mundësi qe sot te jeni ne një mendje me partnerin tuaj dhe te bëni edhe disa çmenduri se bashku. Emocionet do jene si asnjëherë me pare. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse mund te lëndohen me vone. financat do mbeten te mira. Shfrytëzojeni këtë gjë për te bere edhe disa investime afatgjata.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Dite e rëndësishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Sot do merren vendime te mëdha qe mund ta ndryshojnë jetën përgjithmonë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe vetmia do i brengose akoma me tepër. Ne planin financiar do jeni te palogjikshëm dhe nuk do i dëgjoni këshillat e te afërmve tuaj. Kjo gjë do ju çoje ne faliment.