Messi: Barcelona këtë sezon
dëshiron të fitojë të gjitha trofetë
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve Barcelona nesër pret Bayernin, ndërsa ylli më i madh i gjigantit katalonjas Lionel Messi, në këtë fazë të garës më elite në Evropë në futboll nuk ka favorit dhe thekson se të gjithë janë të fokusuar në luftën për tu përfshirë në finale
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve Barcelona nesër pret Bayernin, ndërsa ylli më i madh i gjigantit katalonjas Lionel Messi, në këtë fazë të garës më elite në Evropë në futboll nuk ka favorit dhe thekson se të gjithë janë të fokusuar në luftën për tu përfshirë në finale, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në këtë fazë nuk ka më favoritë. Bëhet fjalë për ndeshjen e dy ekipeve me histori të pasur. Do të jetë kjo ndeshje e vështirë. Në mendje kemi vetëm kalimin dhe përfshirjen në finale. Do të përpiqemi të arrijmë një rezultat sa më të mirë para ndeshjes kthyese në Munich. Nuk e di nëse kjo është periudha më e rëndësishme e karrierës sime, por me siguri është një moment shumë i rëndësishëm. Finalet po afrohen dhe kemi mundësi ti fitojmë të gjitha trofetë", ka thënë Messi.
Duke theksuar se më shumë rëndësi iu kushton sukseseve ekipore se sa personale, Messi tha se Barcelona dëshiron të harrojë sezonin e kaluar kur nuk arriti të fitojë asnjë , sepse këtë vit ajo i dëshiron të gjitha troferë.
Ndeshja e nesërme e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve për Lionel Messin do të jetë ndeshja e 100 jubilare në fanellën e Barcelonës në garat evropiane.
Duke kujtuar se trajneri i Bayernit, Josep Guardiola më parë ka patur epokë të suksesshme si lojtarë dhe si trajner i Barcelonës, Messi tha se është normale që vëmendja e publikut për ndeshjen e nesërme për këtë arsye të jetë më e madhe, por nuk ka dashur të krahasojë punën e Guardiolës dhe menaxherit të tij aktual Enrique.
"Të dy trajnerët kanë ide dhe vizione të ndryshme dhe kjo nuk mund të krahasohet dot. Është normale që ka ndryshim në qasje ndaj lojës, por të dy trajnerët përpiqen të kenë marrëdhënie të afërta me lojtarët e vet", tha Messi.
Trajneri i Barcelonës Enrique tha se Bayerni është shumë më i fortë që kur trajneri i tij u bë Guardiola dhe se tani kanë mbrojtjen shumë më të fortë, dhe se i përkasin klubeve më të mira në Evropë.
"Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë një nga më interesante. Edhe ndeshja e sotme ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të jetë mjaft interesante, por dueli i nesërm i Barcelonës dhe Bayernit nuk guxon të lëshohet. Të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për rëndësitë e ndeshjeve që na presin", theksoi Enrique.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Veri Jug’/ Kazanët me bakër, historia e nxjerrjes së rakisë në mënyrë artizanale
13 Tetor, 14:04
-
‘Veri Jug’/ Nxjerrja e rakisë me kazan bakri në Zall Herr, agronomi rrëfen ‘sekretet’ dhe traditën artizanale
13 Tetor, 13:59
-
Zyrtarët amerikanë: Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran
13 Tetor, 13:54
-
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Shkel autonominë universitare, të ndalet me urgjencë
13 Tetor, 13:49
-
Ksamil/ Ishte duke vjelë ullinj, 46 vjeçari bie nga pema dhe plagoset rëndë! Transportohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës (EMRI)
13 Tetor, 13:27
-
FOTOT/ Kroçerja ‘Monet’ me 46 turistë anglezë mbërrin në Portin e Vlorës, në mbrëmje niset drejt Sarandës
13 Tetor, 13:19
-
Rruga Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, Rama ndan pamjet: U hodh shumë baltë, por u rindërtua me shpenzimet e firmës! Lidh 2 bashkitë për 20 minuta
13 Tetor, 13:07
-
Kampionati/ Pamje mahnitëse nga bota nënujore, në Sarandë biologë dhe zhytës nga 19 vende të botës! Mesazhi për mbrojtjen e mjedisit
13 Tetor, 13:06
-
Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
13 Tetor, 12:53
-
Ushtria serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, gazetari për Report Tv: Provokim me urdhër të Vuçiç, kërkojnë të realizojnë një skenar të ngjashëm Banjskën
13 Tetor, 12:49
-
Dronë në Phenian? Motra e Kim kërcënon Korenë e Jugut
13 Tetor, 12:46
-
Sërish tensione midis Kinës dhe Tajvanit, shkak aeroplanmbajtësja në jug të ishullit
13 Tetor, 12:37