Messi dhe Mourinho, më të paguarit në futbollin botëro

Messi dhe Mourinho, më të paguarit në futbollin botëro
Argjentinasi Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë.Sipas ”France Football” Messi ka të ardhura prej 33 milion euro në vit tek skuadra e Barcelonës. Ylli anglez David Beckham është në vendin e dytë me 31.5 milion, ndërsa Crsitano Ronaldo në vendin e 3-të me 29.200.000 milionë në vit nga kontrata me Realin.

I katërti mes pasanikëve është kamerunasi i Anzhit, Samuel Eto me 23.3 milion euro në vit, e më pas Rooney me 20.6 milionë, Aguero me 18.8 milionë, Yaya Toure me 17.6 milionë e Fernando Torres me 16.7 milionë.

Sipas klasifikimit Messi është futbollisti më i paguar edhe në 2 vitet e fundit, para lojtarëve tjerë të paguar Beckham (2009 dhe 2008), Ronaldinho (2007 dhe 2006), Beckham (2005, 2004 dhe 2003), Zidane (2002 dhe 2001), Del Piero (2000) dhe Ronaldo (1999).

Ndërkaq trajner më i paguar mbetet ai i Real Madridit Jose Mourinho me një pagë mesatare vjetore prej 14.8 milion euro në vit, para italianitCarlo Ancelotti me 13.5 milion dhe Pep Guardiolës me 9.5 milion. Si sportsitët më të paguar mbeten Tiger Woods me 52 milion të ardhura në vit, Phil Mickelson me 46 milion dhe Kobe Bryant me 39 milion në vit.

20 lojtarët më të paguar:
Leo Messi (Barcelona) 33 mln
David Beckham (L.A. Galaxy) 31,5 mln
Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 29,2 mln
Samuel Eto'o (Anzhi) 23,3 mln
Wayne Rooney (Manchester U.) 20,6 mln
Sergio Aguero (Manchester C.) 18,8 mln
Yaya Tourè (Manchester C.) 17,6 mln
Fernando Torres (Chelsea) 16,7 mln
Kakà (Real Madrid) 15,5 mln
Philip Lahm (Bayern M.) 14,3 mln
Zlatan Ibrahimovic (Milan) 14 mln
Bastian Schweinsteiger (Bayern M.) 13,9 mln
Neymar (Santos) 13,8 mln
Nicolas Anelka (Shanghai Shenhua) 13 mln
Frank Lampard (Chelsea) 12,9 mln
David Silva (Manchester C.) 12,8 mln
Didier Drogba (Chelsea) 12,6 mln
Dario Conca (Guangzhou) 12,5 mln
Gianluigi Buffon (Juventus) 11,7 mln
Frank Ribery (Bayern M.) 11,6 mln

10 trajnerët më të paguar:
Josè Mourinho (Real Madrid) 14,8 mln
Carlo Ancelotti (Psg) 13,5 mln
Pep Guardiola (Barcellona) 9,5 mln
Arsene Wenger (Arsenal) 9 mln
Guus Hiddink (Anzi) 8,6 mln
Fabio Capello 8,5 mln
Alex Ferguson (Manchester U.) 8 mln
Dick Advocaat (Rusia) 7 mln
Josè Antonio Camacho (Kina) 6,1 mln
Roberto Mancini (Manchester C.) 5,9 mln

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën