Messi flet për çështjen Icardi
'Unë nuk drejtoj ekipin kombëtar'

Messi flet për çështjen Icardi<br />'Unë nuk drejtoj ekipin kombëtar'<br>
Ftesa e munguar e kombëtares së Argjentinës ndaj kapitenit të Inter, Mauro Icardi.

Icardi vetëm ndeshjet e fundit është thirrur nga trajneri i ri i Argjentinës.

Për këtë gjithmonë ka patur zëra që është ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili ndikon për mosthirrjen e Icardit në Kombëtare.

Shkak i kësaj mendohet të jetë miqësia që Messi ka me Maxi Lopez, lojtarë të cilit Icardi i mori gruan e tij Wanda Nara.

Në ditët e fundit Messi është prononcuar për këtë çështje duke deklaruar se ai kurrë nuk ka ndikuar në bllokiminin e kapitenit të Inter, për tu thirrur në Kombëtaren e Argjentinës.

“Është një gënjeshtër, unë nuk e drejtoj ekipin kombëtar”, ka thënën Messi.

Icardi ishte në formë të mirë edhe vitin që kaloi por nuk i erdhi ftesa nga trajneri Edgardo Bauza.

Këtë vit Icardi po kalon një superformë në Seria A, ku ka shënuar 11 gola në 12 ndeshje, marrë shkas nga kjo dhe forma e dobët e Gonzalo Higuain ka ardhur ftesa nga trajneri aktual Jorge Sampaoli.

“U tha se unë nuk dua që Icardi të vijë në ekipin kombëtar, por unë kurrë nuk kam vendosur nëse vjen një lojtarë apo jo. Tani po del gjithçka, se ajo ishte thjesht një gënjeshtër”, shtoi Messi.

Kombëtarja e Argjentinës do të luajë dy ndeshje miqësore në ditët në vijim , më 11 nëntor kundër Rusisë dhe me 14 kundër Norvegjisë.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!