Barcelona është kampione e Spanjës për herë të 23-të.Katalanasit mposhtin 1-0 Atletico Madrid në javën e 37-të të La Ligas dhe një javë nga fundi shpallen kampionë. Në stadiumin “Vicente Calderon” skuadrës së Luis Enriques i mjafton një gol i yllit Leo Messi që Real Madrid të mbetet 4 pikë larg.

Reali e fitoi ndeshjen ndaj Espanyol 4-1 por nuk mjaftoi dhe skuadra e Ancelottit e sheh veten zyrtarisht pa asnjë trofe këtë sezon. Cristiano Ronaldo shënoi një tregolësh dhe u ngjit në kuotën e 45 golave sezonal ndërsa golin tjetër e realizoi braziliani Marcelo.

la liga

Barcelona me sigurimin e titullit kampion është në rrugë të mbarë për të fituar tripletën këtë sezon ku do luajë edhe dy finale më e rëndësishmja ajo e Champions më 6 qershor ndaj Juventusit në Berlin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)