Messi: Merituam të fitonim ndaj Milanit, ndaj Sanchez ishte penallti

Messi: Merituam të fitonim ndaj Milanit, ndaj Sanchez ishte penallti
Lionel Mesi parashikon një ndeshje të vështirë në “Nou Camp”. Ai thotë se skuadra e tij lëshoi rastin për t’iu gëzuar fitores në “San Siro”, ndërsa për këtë fajëson fushën e dobët.

“Me të vërtetë fusha ishte shumë e dobët, kurse krahas kësaj Milani edhe një herë dëshmoi se është skuadër shumë e fortë”, ka thënë Mesi, i cili ishte njëri nga më të mirët në fushë, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Për Lionel Messin, arbitrimi ishte një tjetër notë negative e mbrëmjes së të mërkurës, sidomos në rastin e ndërhyrjes së Abbiatit ndaj Sanchez. "Faulli ndaj Sanchez? Unë në të vërtetë nuk e pashë mirë aksionin por nga ajo që më treguan shokët, më konfirmuan se ishte penallti" tha Messi.

“Për mendimin tim ne e kemi merituar të fitojmë në këtë ndeshje. Të dyja skuadrat kanë arsye për të shpresuar. Por, është e qartë se ne patjetër duhet të fitojmë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate