/ATSH/. - Tito Vilanova i la një amanet para se të vdiste argjentinasit, Lionel Messi.

Ish-ndihmës trajneri i Barcelonës, holandezi Henk Ten Cate, ka thënë se Lionel Messi po qëndron te skuadra katalanase vetëm se i ka premtuar ish-trajnerit te ndjerë, Tito Vilanova, se do të qëndronte te Barcelona.

"Messi është te Barcelona vetëm sepse i premtoi Tito Vilanoves para se ai të vdiste. Realisht, një transferim i tij do t'i bënte mirë të gjitha palëve tani. Është shumë e vështirë të shkëlqesh në një klub për 10 vite me radhë", deklaroi Cate.