Messi pranë rekordit të ri, 2 gola afër
kuotës së 500-të me Barcelonën

Messi pranë rekordit të ri, 2 gola afër<br />kuotës së 500-të me Barcelonën
Messi është duke luajtur një sezon mjaft të mirë, ndërkohë që argjentinasi është vetëm dy gola larg kuotës së 500 golave me Barcelonën.

Katalanasi shpreson që ta realizojë këtë të mërkurë në ndeshjen përballë Juventusit, ose të dielën përballë Real Madrid.

Në moshën 30-vjecare, argjentinasi po jeton një epokë të begatshme, pesë herë fitues i Topit të Artë, statistikat e tij janë brilante, por ka dhe disa dështime.

Messi krijoi një situate të traumatizuar me njoftimin për pezullimin me katër ndeshje me ekipin e Argjentinës për sjellje të pahijshme ndaj një gjyqtari.

Këtë sezon, ai ka shënuar 45 gola ne 44 ndeshje zyrtare me Barcelonën.

Ky ritëm, ka bërë që ai në total të ketë shënuar 498 gola me fanellën e Barcelonës, vetëm dy gola larg shifrës simbolike të 500 golave.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)