Messi-Ronaldo shokë skuadre
Ëndrra e realizueshme në SHBA

Messi-Ronaldo shokë skuadre<br />Ëndrra e realizueshme në SHBA
Që Cristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi të luajnë në të njëjtën skuadër duket si ëndërr e parealizueshme, por kur atë e ka një tjetër Ronaldo, “Fenomeni”, mund edhe të realizohet.
 
Ish-sulmuesi i Brazilit është një nga pronarët e  skuadrës nga Florida, Fort Lauderdale Strikers.
 
'Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë shprehur vetë deshirën se duan ta mbyllin karrierën futbollistike në Amerikë. Kanë shume te drejtë, se te jetosh ne Florida është bukur' - shprehet Ronaldo, i cili prej vitesh është shpërngulur në Amerikën e Veriut.
 
Futbolli në Amerikë po njeh zhvillim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit dhe skuadra e Ronaldo-s po ecën shpejt në zhvillimin e saj.
 
Nëse do ishin paratë e duhura, nuk do kishte shans ta refuzonin kërkesen e “Fenomenit”, as Cristiano Ronaldo e as Messi dhe duket se Ronaldo Nazario da Lima ka vendosur që ta bëjë realitet këtë gjë.
 
Nuk ka rëndësi se kur, por do të ishte një ëndërr që dy me te mëdhenjtë e futbollit te sotëm të luanin në një skuadër./sportal.al/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'