Sulmuesi argjentinas shuan të gjitha shpresat e Manchester City dhe ekipeve të tjera për të lënë Barcelonën në fund të edicionit për të provuar një tjetër aventurë.
Mesi shprehet se do të vijojë që të jetë pjesë e Barcelonës për të synuar të tjerë trofe të Topit të Artë dhe trofe në nivel ekipor.
Sulmuesi nuk kënaqet me atë që ka arritur deri tani, teksa shprehet se “Duhet të shikojmë përpara dhe të fitojmë sa më shumë tituj.
Nuk duhet të ndalojmë dhe të kënaqemi me atë që kemi fituar. Kjo është shumë e rëndësishme”tha ai.
d.b/shqiptarja.com