Mësuesi bie pre e bullizmit në Tik-tok, përlotet gjatë intervistës live! ‘Faji’ i profesorit të Biologjisë nga Kosova që po bën xhiron e rrjetit

Pre e bullizmit të rrjeteve sociale ka rënë një mësues Biologjie në Kosovë, pasi është bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publikuar në ‘Tik Tok’. ‘Faji’ i vetëm i profesorit Lulzim Paci, ishte se publikoi një video në ‘Tik Tok’ duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij dhe krejt idenë e kishte që të përcillte mbrojtjen e vlerave kombëtare. Por video ka shkaktuar mjaft reagime nga komentuesit në rrjetet sociale, të cilin e kanë bullizuar, e madje të rrezikoj edhe vendin e punës.

Kjo e ka bërë profesorin që të ndihet keq, saqë i ftuar në një interviste televizive në KTV ka shpërthyer në lot, e madje ka treguar se i ka kërkuar vëllait të tij që të mos tregoj se e ka vëlla.

‘Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)!’- u shpreh ai.

Ai ka treguar se do të vijojë që të vallëzoj valle kombëtare, dhe se nuk ka linçuar askënd në atë që ka publikuar.

‘Është jeta ime private, unë do të vazhdoj që të vallëzoj valle kombëtare. Nuk kam linçuar askënd.’- u shpreh ai.

Madje profesori ishte bullizuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, e cila tha se Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.

“Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë.’- shkruante ndër të tjera Ujkani.

 

 

VIDEO qe u be hit ne TIKTOK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
U 'kryqëzua' për një video në Tik Tok, Kryemadhi dhe Kërpaçi mbështesin mësuesin nga Kosova, ia marrin valles në zyrë

Me flamujt kuqezi nëpër duar, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe ish-deputetja Floida Kërpaçi ia morën valles në zyrë, në mbështetje të Lulzim Pacit profesorit nga Kosova që është diskutuar ditët e fundit në media për një video në Tik Tok.
"Shqipëri-Kosovë, Lulzim Paci", shkruar Kryemadhi krah videos të cilën e ka publikuar në Instagram.

 

M.Q./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikolin glasovic: 01/02/2022 20:29

    Nuk ju vjen turp è marre me mendu se po tallesh me Profesor dhe Patriot

    Përgjigju
  • Miri: 31/01/2022 14:42

    Pune budallejsh asnje gje te keqe nuk ka qe profesori kercen ne shtepin e tij

    Përgjigju
  • epo kjo punë: 31/01/2022 12:43

    the lumtë profesor, boll me big brother e plot budallallëqe me shale përjashta e modë pipinosh tek rinia e politika... qeleshja, veshjet e kënga e vallja e të parëve duhet te jenë te parat

    Përgjigju
    • Nikolin glasovic: 01/02/2022 20:23

      Pune pipinosh, je I madh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja