Mësuesja ia preu flokët vajzës pa miratimin e prindërve, babai e padit dhe kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim

Mësuesja ia preu flokët vajzës pa miratimin e prindërve, babai e padit dhe kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim

Babai i një vajze 7-vjeçare, të cilës iu prenë flokët nga mësuesja pa lejen e prindërve, e ka paditur shkollën për këtë veprim dhe kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim. Në padinë e Jimmy Hoffmeyer-it thuhet se janë shkelur të drejtat kushtetuese të vajzës së tij dhe ka larguar atë nga shkolla.

Në përfundim të hetimeve u theksua se mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, por nuk kishte vepruar me paragjykime racore. Megjithatë edhe pse u kritikua nga autoritetet ajo u lejua të mbante punën.

Përveç shkeljes së të drejtave kushtetuese, në padi thuhet se veprimi i mësueses paraqet edhe diskriminim racor, pabarazi etnike dhe nxitje të qëllimshme të stresit e sulmit.

Jimmy Hoffmeyer tha prillin e kaluar se vajza e tij Jurnee ishte kthyer në shtëpi nga shkolla një ditë me pjesën më të madhe të flokëve në njërën anë të kokës të  prerë. Një shok klase kishte përdorur gërshërë për të prerë flokët e gjatë kaçurrelë të Jurnee në një autobus të shkollës.

Dy ditë më vonë, Jurnee u kthye nga shkolla në shtëpi me flokët në anën tjetër të kokës së prerë edhe pse ajo ishte dërguar tek një parukier i cili i kishte bërë një prerje asimetrike për t'i bërë gjatësitë e ndryshme më pak të dukshme.

Hoffmeyer tha se ai mendonte se një fëmijë tjetër i kishte prerë flokët sërish vajzës por Jurnee i tha atij se ishte një mësues. "Mësuesja i preu flokët për t'i bërë ato simetrike," i tha ai AP.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen