TIRANË – LSI-ja gjykon se 16- vjecarët e meritojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësitë e tyre. Kështu ka deklaruar sot, në mbështetje të aleatit të tij, Berisha, kryetari I lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në një konferencë për shtyp, ai tha se “16-vjeçarët kanë të gjithë informacionin e duhur për të bërë vlerësimin e dhënë gjykimin e tyre. Ju e dini që LSI-ja është e para forcë politike, që ka ndryshuar statusin, për t’u dhënë atyre të drejtën e votës në parti. Por, kjo është çështje konsensusi, që unë uroj të gjendet. Por, edhe nëse nuk gjendet, patjetër që në të ardhmen 16 -vjeçarët do kenë një rol edhe më të madh sesa sot”.

META: NESE RAMA BESON SE KA 1 MILIONE TE PAPUNE, LE TE HAPE 1 MILIONE VENDE PUNE


Lidhur me shifrat e papunësisë, të publikuara nga Rama, Meta tha “Nëse Rama beson se ka 1 milionë të papunë, duhet ta vendosë në objektivin e tij që të hapë 1 milionë vende pune”. Ndërsa për rastin e Korçës, ku Meta e ka ngritur vetë këtë problem, ai sqaroi se “në të kaluarën, Korça ka qënë qëndër e rëndësishme e biznesit fason; për për shkak të krizës që po kalon Greqia, shumë biznese që punonin për llogari të tregut të huaj, u mbyllën dhe ndryshe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku janë shtuar vendet e punës, Korç a ka një specifikë tjetër. Kjo kërkon politika të reja për të kompensuar dhe lehtësuar këtë problem në këtë qark.

LSI RESPEKTON KOALICIONIN: DUHET TE VOTOJME 3 LIGJET


I pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion me PD-në, kryetari I LSI-së tha: “Qëndrimi im është bërë i njohur në mënyrë të qëndrueshme; ne do të respektojmë çdo marrëveshje dhe më e rëndësishmja për sot është votimi i tre ligjeve. Kërkojmë që kjo të bëhet menjëherë dhe të mos mbetet në kalendat greke”

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)